Shkurt.ch
Shtohen masat e sigurisë nëpër tregjet e krishtlindjeve në Zvicër
Pas atentatit në Berlin, policia e qytetit të Cyrihut dhe policia kantonale në Basel kanë përshtatur konceptet e tyre të sigurisë në tregjet e Krishtlindjeve. Policitë komunale apo kantonale kanë vënë në dukje se masat e sigurisë tashmë janë rritur si rezultat i ngjarjeve të kaluara.
Masat, të cilat qyteti i Cyrihut do t’i marrë vijnë pas një “vlerësim të kujdesshëm të situatës”, dhe nuk do të komunikohen, tha një zëdhënësi policie.
Operatori i tregjeve të krishtlindjeve në stacionin kryesor hekurudhor të Cyrihut dhe në Lucern, thotë se ata kanë një koncept të sigurisë të përbërë nga video survejime, sistemet e alarmit, me polici të qytetit, polici hekurudhore dhe “hetues” civilë të cilët do të jenë me turmën.
Në Basel, policia kantonale tha se tashmë janë të pranishme në tregun e krishtlindjeve. Për më tepër, qasja me anë të masave strukturore ose mjeteve do të bëhet më e vështirë. Masat e sigurisë gjithashtu do të rriten edhe gjatë festimit të Vitit të Ri.
Me këto masa, policia kantonale është duke marrë parasysh gjendjen aktuale në vendet fqinje.
Në të dy tregjet e krishtlindjeve të qytetit të Bernës, policia ka rritur praninë të martën pasdite. Policët po patrullonin përgjatë tregut.
Gian Andrea Rezzoli, zëdhënës i policisë kantonale St. Gallen, gjithashtu tregon për rregullimet si një prani më të lartë, të cilat policia i ka bërë tashmë që nga nëntori 2015, pas sulmeve në Paris.
“Pas një ngjarje të tillë, të hënën, policia e St.Gallenit është “sensibilizuar” dhe deri më tani, shërbimi i inteligjencës nuk ofron dëshmi se janë përgatitur sulme në Zvicër si në Berlin.”, shton ai për SDA, përcjell albinfo.ch.
Edhe policia e Luzernit ka analizuar dhe monitoruar situatën në mënyrë të vazhdueshme. Për këtë qëllim, ata gjithashtu kanë intensifikuar kontaktet me shërbimin e intelegjencëse nga qeveria federale, është thënë nga autoritetet Luzern.
Sulmet në Berlin nuk kanë ndikuar sipas SDA-së në zvog$elimin vizitorëve nëpër tregjet e krishtlindjeve.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë














