Kalendari

Shtyhet Festivali i Fëmijëve nga Diaspora

Pas kërkesave të shumta nga diaspora, Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike e Kosovës ka shtyer afatin për aplikim në Festivalin e Fëmijëve nga Diaspora.

Festivali do të mbahet më 27 korrik-29 korrik 2019.

Gjatë tri ditëve, sa do të zgjatë festivali, fëmijët nga diaspora do të kenë mundësi që talentin e tyre ta shpalosin në fusha të ndryshme si në art, muzikë, vallëzim, folklor e këndim.

Në ditën e parë, festivali organizohet në bibliotekën “Hivzi Sylejmani” në Prishtinë (poetike).

Në ditën e dytë, festivali mbahet në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë (Koncert me këngë e valle) dhe

Në ditën e tretë, në kuadër të festivalit, organizohet një ekskursion njëditor me fëmijët nga diaspora.

MDIS-i fton mësuesit dhe përfaqësuesit e shoqatave ta bëjnë përzgjedhjen e fëmijëve për pjesëmarrje në këtë festival.

Për më shumë informata, kontaktojini zyrtaren Sebahate Murturi, email: [email protected], [email protected]

Numri i kontaktues: 038/200-17017 dhe 038/200-17-044