Lajme
Shtypi gjerman: Edhe kriza greke, shkak për eksodin shqiptar!
Numri i refugjatëve nga Shqipëria të ardhur në Berlin gjatë tërë vitit 2014 ka qenë disa dhjetëra ndërsa gjatë këtyre gjashtë muajve, 1768
Krahas shkaqeve të njohura si problemet ekonomike dhe mungesa e perspektivës, për ikjen e qytetarëve nga Shqipëria drejt Gjermanisë identifikohet edhe tjetër: ashpërsimi i krizës ekonomike në Greqi. Kështu shkruan portali gjerman welt.de.
Këtë e tregon edhe fakti se numri i refugjatëve nga Shqipëria të ardhur në Berlin gjatë tërë vitit 2014 ka qenë gjithsej disa dhjetëra ndërsa vetëm gjatë këtyre gjashtë muajve të vitit 2015 kërkesën për azil e kanë bërë 1768 shtetas shqiptarë. Gjatë qershorit kanë qenë 515 që e kanë bërë një kërkesë të tillë.
Shpjegimi i lidhjes së krizës greke me rritjen e migracionit shqiptar në Gjermani, sipas welt.de është se në Greqi jetojnë shumë shqiptarë të cilët tash me një vizë turistike udhëtojnë në Berlin për të bërë një kërkesë azili.
Sekretari gjeneral i CDU-së Kai Wegner ka thënë se këta njerëz “janë pengesë për strehimin e dinjitetshëm të refugjatëve të tjerë. Për këtë arsye CDU e Berlinit kërkon shpejtim të procedurës së azilit dhe dëbim më të shpejtë. Ndërkaq, sekretari shtetëror për çështje sociale, Dirk Gerstle, po ashtu nga CDU-ja ka thënë se “shqiptarët trajtohen njësor , sikurse të tjerët që kanë një shans më të madh të qëndrimit në Gjermani”.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë















