E-Diaspora
Sindi Arifi reklamon për “Manor”, kompaninë më të madhe të dyqaneve në Zvicër
Sindi Arifi, modelistja me origjinë shqiptare po vazhdon me sukseset e saj në fushën e modelimit në Zvicër. Arifi nuk ka të ndalur me reklamime të produkteve të kompanive gjigante në Zvicër.
Së fundmi, bukuroshja 23-vjeçare ka reklamuar për kompaninë “Manor”, që është koncerni me i njohur i dyqaneve në Zvicër.
Me këtë klip, ajo na shfaqet duke prezantuar disa produkte të kozmetikës, si një shkëlqyes të rrethit të syrit, qerpikëve dhe një buzëkuq “Nude –Rose”. Pas grimit, Sindi realizon edhe një sesion fotografish, raporton “albinfo.ch”.
Sindi Arifi është njëra ndër modelet dhe blogerët më të njohura në Zvicër. Ajo jeton në Martigny, kanton Valis, kurse me prejardhje është nga Mali i Zi.
Në vitin 2014, Sindi ka fituar vendin e parë “Miss Zvicra Romande”, ndërkohë në vitin 2015 ishte finaliste e garës më të madhe të bukurisë në Zvicër, “Miss Zvicra”.
Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?















