E-Diaspora

Sindikalisti shqiptar kundërshton politikën e anulimit të vendeve të punës tek Meyer Burger

Prodhuesi i teknologjisë solare në Thun, “Meyer Burger” në Thun të Zvicrës, ka paralajëmruar anulimin e 100 vendeve të punës.

Përfaqësuesi shqiptar i Sindikatës UNIA, Hilmi Gashi, e ka kundërshtuar këtë politikë të sipërmarrjes duke kërkuar që ajo të heq dorë nga reduktimi i vendeve të punës dhe të gjejë zgjidhje në mbrojtjen afatgjate të vendeve të punës në selinë e saj në Thun-Gëatt.

Pas njoftimit për të amuluar 100 vende të punës, prodhuesi i teknologjisë solare në Thun është kritikuar masivisht nga partnerët socialë të fuqisë punëtore. Në Sindikatën zvicerane UNIA, përgjegjës për mrbotjtjen e të drejtave të punëtorëve është Hilmi Gashi.

Në një intervistë për “Jungrfau Zeitung”, ai ka shprehur revoltën e tij për valën e shkarkimeve dhe pasojave të mundshme, informon Albinfo.ch.

“Sot, në Meyer Burger AG kishte një njoftim të sërishëm të planeve për anulimin e vendeve të punës. Kjo është në kundërshtim me sigurimin rehabilitimit të masave të mëparshme të selisë, që u premtua kohë më parë.

Ne kërkojmë që menaxhmenti të heqë dorë nga reduktimi i planifikuar dhe të zbatojë strategjinë, e cila u diskutua rreth një viti më parë, për të arritur këtë qëllim dhe për të ruajtur vendet e punës dhe selinë për një afat më të gjatë”, ka pohuar Hilmi Gashi.

Ai është i mendimit se në këtë rast, Kantoni i Bernës duhet të riaktivizojë Task Forcen, me të cilën sindikata tashmë kë një përvojë të mirë. Në këtë situatë të vështirë, Sindikata UNIA do t`u qëndrojë pranë të rrezikuarve.

Ajo që për sindikatën nuk është në rregull, është fakti se punëtorët e Meyer Burger nuk kanë qenë fare të informuar dhe të gjitha informatat i kanë marr nga mediat, informon më tej Albinfo.ch.

“Sindikata do të mbështesë në mënyrë aktive përfaqësimin e punëtorëve. Kjo zgjedhet nga fuqia punëtore dhe ne, si partnerë socialë, e mbështesim në mënyrë aktive dhe do t’i ndihmojmë ata që të theksojnë kërkesën për ruajtjen e vendeve të punës”, ka përfunduar Hilmi Gashi.