Sport
Skuadra kosovare shkruan historinë në futsall
Feniksi e mbylli me nëntë pikë fazën e grupeve duke lënë mbrapa Oxfordin, Tel-Avivin dhe Encampin dhe duke hyrë në mesin e 32 skuadrave më të mira të Evropës
Skuadra kampione e Kosovës në futsall, FC Feniks e ka mbyllur me fitore fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve. Feniksi ka arritur të mposht Tel-Avivin me rezultat të thellë 6:0, shkruan albinfo.ch.
Golat në këtë takim për skuadrën nga Kosova i shënuan, Marcelo, Rodek me tre gola, Belej dhe Agon Ramadani.
Kështu, skuadra kosovare e mbyll me nëntë pikë fazën e grupeve duke lënë mbrapa Oxfordin, Tel-Avivin dhe Encampin dhe duke hyrë në mesin e 32 skuadrave më të mira të Evropës.
Derisa ekipet e futbollit nuk u lejuan të marrin pjesë në garat evropiane për shkak të infrastrukturës, Feniksi po e shfrytëzon në maksimumin pjesëmarrjen, madje duke korrur shumë suksese.
Hajvalia në konkurrencën e femrave në futboll gjithashtu do të marrë pjesë në garat evropiane.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë












