Lajme
Sot, festë në Drenas, takohen FC Kosova-FC Ferronikeli
Nga ora 13:00 do të zhvillohet ndeshja reviale ndërmjet kampionit dhe fituesit të Kupës së Kosovës, Ferronikelit dhe fituesit e Kupës së Diasporës, Kosova nga Cyrihu.
Ai thekson se kjo ndeshje ka ardhur në kohën më të mirë pas ndeshjes Kosovë-Shqipëri.
“Është momenti më i mirë për t’u takuar këto dy skuadra. Në njërën anë është fituesja e Kupës së Kosovës dhe, në anën tjetër, ajo e disporës. Pas takimit Kosovë-Shqipëri, festa besoj se do të vazhdojë edhe pas kësaj ndeshje”, shprehet trajneri i mirënjohur kosovar. Skuadra nga Drenasi vitin e kaluar fitoi titullin dhe Kupën, derisa është lider këtë edicion me 29 pikë pas 15 ndeshjeve, duke qenë sërish pretendent kryesor për titull. Gani Sejdiu thotë se në takimin ndaj Kosovës do të luajë me formacion të kombinuar.
“Ne kemi një orar të ngjeshur dhe do të bëjmë disa eksperimente. Do të luajnë futbollistë që kanë luajtur nga fillimi këtë edicion, por edhe disa të rinj, që kanë luajtur më pak. Pra, është një formacion i kombinuar, pasi kemi orar shumë të ngjeshur dhe jam i detyruar të mos luaj me përbërjen më të mirë. Kam dëgjuar për cilësitë e Kosovës dhe iu uroj shumë suksese në të ardhmen. Besoj se po përfaqësojnë sa më mirë futbollin shqiptar në Evropë. Ky takim është festë për të dy palët dhe e theksoj edhe një herë se do të festojmë së bashku në fund”, përfundoi Gani Sejdiu.
Ndeshja fillon nga ora 13:00 në stadiumin e Ferronikelit “Rexhep Rexhepi” në Drenas.
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit17 Nëntor 2015
- Ora13:00
- LokacioniDrenas
- Data e përfundimit17 Nëntor 2015 - 0:00
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF Pierin Vincenz, ish-drejtori ekzekutiv i grupit bankar zviceran Raiffeisen, duhet të paguajë një gjobë prej gati... -
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira






























