Integrimi

Sot në Winterthur zbulohet shtatorja e Nënë Terezës

Zbulimi i shtatores bëhet nga ora 17:00, kurse pjesa akademike për Nënë Terezën dhe Skënderbeun do të mbahet po ashtu më 02 qershor 2018 , me fillim ora 19:00,  në Hotel Zentrum Töss

Pas tri vitesh përpjekje në bashkëveprim me organet e qytetit Winterthur, më në fund po vjen  dita e përurimit të shtatores së shenjtëreshës, Nënë Tereza, përurim që do të mbahet sot, e shtunë, më 02 qershor 2018.

Zbulimi i shtatores mbahet nga ora 17:00, kurse pjesa akademike për Nënë Terezën dhe Skënderbeun do të mbahet po ashtu më 02 qershor 2018 , me fillim ora 19:00,  në Hotel Zentrum Töss, Zürcherstrasse 106, 8406 Winterthur, ku do të ketë panelistë të akademive, program artistik  dhe fjalë rasti nga të ftuarit.

Nga Kosova marrin pjesë, Ipeshkvia e Kosovës ( Don Lush Gjergji), Bashkësia islame e Kosovës, Bashkësia Ungjillore e Kosovës, (Pastor Dr. Femi Cakolli) Kryegjyshata Bektashiane Botërore me seli në Tiranë, (Baba Mondi), diplomacia jonë në Zvicër dhe të ftuar të tjerë, si dhe kryetari i qytetit të Winterthurit me stafin e tij.

Sqarim për vendin e manifestimit:

  1.  Te inaugurimi ora 17:00, Rruga quhet: General-Guisan-strasse 40, përballë AXA Versicherung, apo afër Park Hotel,    Stadthausstrasse 4, 8400 Winterthur,
  2. Te salla nga ora 19:00, Të gjithë ata që vijnënga drejtimi i Bernës, Zürichut, St: Gallenit, Frauenfeldit, Schaffhausenit, dalja Töss, mandej drejtimi i qendrës, dhe në rrugën Zürcherstrasse 106, e gjeni Zentrum Töss, ku keni edhe parkingje të mjaftueshme, rreth e rrotull Migros-it dhe Coop-it.

 

Ju mirëpresim me respekt

Këshilli Organizativ i SH.K.A „ DARDANIA“

www.dardania95.ch

[email protected]

Tel: 079 672 41 82

Kryetari:

Shefqet Cakolli