Lajme
Kosovarët të pestit, grupi më i madh i të huajve
Sot në Bazel u mbajt ligjërata e 3-të e organizuar nga qendra Parandalo Parandalo me temën :”Të drejtat e të huajve”, me ligjërues Michel Girard, udhëheqës i Zyrës së Migracionit të Kt. Baselstadt.
Pjesëmarrësit patën mundësi të njoftohen për ndryshimet e reja të ligjit ndaj të huajve, të drejtat e tyre dhe lejeqëndrimin që mund ta posedojnë në bazë të kriterieve dhe statusit. Në top 10- shen e të huajve në Zvicër, kosovarët radhitën të 5-tët me 113’145, ose 5.4% , para spanjollëve, turqve etj., thuhet në njoftimin në Facebook, përcjell albinfo.ch.
Maqedonia, ku janë një numër i madh i shqiptarëve, radhiten në 8- shën, me 66′ 497 ose 3.2 % para serbëve. Ndërsa shqiptarët e Shqipërisë hynë në grupin “të tjerët” që përmbajnë 614′ 581 ose 29.5% të popullsisë me status të huaj. Në Zvicër jetojnë 2’081′ 169 të huaj.
Michel Girard dha sqarime të detajuara mbi rrugën e fitimit të së drejtës së lejeqëndrimit në Zvicer, por tregoi edhe shkaqet dhe arsyet që të huajt mund ta humbin këtë të drejtë të lejeqëndrimit. Po ashtu u treguan edhe arsyet dhe shkaqet kryesore pse të huajt migrojnë në Zvicër dhe cilat janë të drejtat e tyre për të punuar dhe shkolluar në Zvicër, përcjell albinfo.ch.
Për komunitetin në Zvicër, tema e sotme kishte rëndësi të veçantë mbi lejeqëndrimet, të drejtat për punë, shkollim apo ushtrim të një zanati e deri te e drejta e bashkimit familjar.
Ligjërata e radhës me temën “Shëndeti i fëmijëve” mbahet më 7.12.2019.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë Bari Balla, është 51-vjeçari shqiptar, i cili humbi jetën në vendin e punës në Maltë. Shqiptari...
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
Jeta në Zvicër
-
Zvicra do të forcojë sigurinë në qendrat e azilit Qeveria zvicerane i ka dërguar parlamentit propozime për të forcuar sigurinë në qendrat e azilit. Lëvizja...
-
Sa aktivë janë spiunët kinezë në Zvicër?
-
Aeroporti i Bazelit evakuohet për arsye sigurie
-
Gjykata Federale: I moshuari ka të drejtë për ndihma, edhe pse ka shpenzuar paratë e veta
-
Pse 1 maji nuk është festë publike kudo në Zvicër?