Kosova
Specializantët vullnetarë futen në sistemin e pagesës
Ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Uran Ismaili, ka nënshkruar plotësim-ndryshimin e Udhëzimit Administrativ për Shkollim Specialistik, me të cilin mundësohet që specializantët të futen në spacializim me pagesë, duke krijuar mundësi për shkollim specialistik dhe aftësim cilësor në fusha të ndryshme të kujdesit shëndetësor.
Ministri Ismaili tha se me nënshkrimin e këtij dokumenti rregullohet një e drejtë që u takon specializantëve si profesionistë shëndetësorë dhe sigurohet një trajtim i barabartë për kuadrot profesionale, përcjell albinfo.ch.
Më tej ministri Ismaili tha se Udhëzimi i ri Administrativ për Shkollim Specialistik legjitimon të drejtën e specializantëve për t’u paguar dhe se përmes plotësim-ndryshimit të tij është menduar edhe për gjeneratat e ardhshme.
“Reformat shëndetësore nuk bëhen pa u rregulluar të drejtat e profesionistëve shëndetësorë”, theksoi Ismaili. Ai tha se Kosova ka nevojë për kuadrot e saj dhe qëllimi i ministrisë është që t’i mbajë ata në vend, duke u siguruar kushte dhe mundësi për zhvillim profesional.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih Oficerët e policisë u qëlluan me shishe dhe gurë, duke lënë një të plagosur, ndërsa një... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër














