Autotech

Spotify me asistent të vetin me zë

Aplikacioni i njohur për muzikë, Spotify, ka testuar së fundmi një veçori të re te disa përdorues – kërkimin me zë.

Kjo veçori do t’u mundësonte përdoruesve të hapnin aplikacionin dhe përmes mikrofonit të kërkonin të luhej lista javore, ose lista e punës apo ndonjë këngë e preferuar, transmeton Albinfo.ch.

Funksionimi i tillë mund të bëhej edhe përmes asistentit të Google-it, por veçoria tani do të futet brenda në aplikacion.

Kërkimi me zë shihet si opsion më i lehtë për gjetjen e ndonjë zhanri të caktuar.