Shkurt.ch
SP/PS në St.Gallen themelon “Grupin e Migrantëve”
Partia Socialdemokrate e Zvicrës, dega e Kantonit St. Gallen, mban më 22 gusht mbledhjen themeluese të grupit të migrantëve në kuadër të saj
Me këtë rast, SP/PS St. Gallen në një komunikatë të saj të dërguar nga nënkryetari, Arbër Bullakaj, thotë se me themelimin e këtij grupi “duam të tregojmë se një pjesë e mirë e popullatës nuk pajtohet me politikën e “fajtorit kujdestar” që udhëhiqet nga partitë e djathta në dëm të pakicave.
Ne duam të tregojmë se Zvicra gjithmonë ka përfituar nga migrantët ndërkohë që ky përfitim del tepër rrallë në sipërfaqe.
Me grupin e ri ne dëshirojmë të nisim një lëvizje progresive, e cila e njeh dhe e vlerëson kontributin e migrantëve. Sepse ne të gjithë kemi kontribuar për mirëqenien e Zvicrës.
Kuvendi themelues do të miratojë edhe një rezolutë mbi të drejtat qytetare”, thuhet në fund të komunikatës.Mbledhja mbahet më 22 gusht nga ora 16 deri në orën 19 në restorant Dufour, Bahnhofstrasse 19, St. Gallen
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard Kostoja e rinovimeve të infrastrukturës hekurudhore në Tunelin Bazë Gotthard mund të tejkalohet me disa milionë... -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit













