E-Diaspora

“String String” do të performojë në mbrëmjen humanitare në Cyrih

Në Cyrih të Zvicrës do të mbahet një mbrëmje humanitare organizuar nga Fondacioni “Action for Mothers and Children”, shkruan albinfo.ch.

Ky aktivitet që do të zërë vend në Hotel Marriott, do të mbahet më 10 maj 2019, nga ora 19:00.

Mbrëmja do të përfshijë fjalime, pika muzikore, koktej rasti, si dhe një ankand që mundëson dhe inkurajon rrjetëzimin, e tashmë është bërë e ditur se do të performojë edhe bendi nga Prishtina “String String”.

Ky aktivitet po mundësohet falë përkrahjes së bashkorganizatorëve: Dr. Agron Abrashi, Dr. Omer Dzemali, si dhe Sevdail Tahiri. Ndërsa mbështetës të tjerë të mbrëmjes deri më tash janë Albinfo.ch, Neosana AG, ProCredit Banka Kosova, Telegrafi si dhe Eurokoha, mirëpo thirrja për donatorë dhe sponsorë të mbrëmjes humanitare mbetet ende e hapur.

E aktivitetit humanitar  së fundmi i janë bashkuar edhe fondacioni “Unë e du Kosovën” dhe “Vali Ranch Resort and Congress Center”.

Për të marrë pjesë në këtë mbrëmje, duhet t’i blini biletat, të ardhurat e së cilave janë paraparë për financimin e programeve të fondacionit ‘Action for Mothers and Children’ në Kosovë.

Për të qenë pjesë e kësaj mbrëmjeje humanitare, biletën mund ta merrni përmes platformës Jamatu, duke klikuar në linkun http://bit.ly/2OvBN3l.