Shkurt.ch
“Swiss Air” i Zvicrës ndërpren fluturimet për në Stamboll
Që nga dimri i ardhshëm kompania ajrore zvicerane “Swiss Air” do të ndërpresë fluturimet nga Cyrihu drejt Stambollit. E gjitha kjo për shkak të rënies së kërkesave, pasigurisë në vend dhe luftës së çmimeve.
Stambolli ishte menduar si një nga top destinacionet e Evropës. Vitin e kaluar kanë udhëtuar 12.6 milionë turistë nga e gjithë bota në metropolin turk. Por, muajt e fundit situata e krijuar ka dëmtuar në masë të madhe imazhin e qytetit të Stambollit, shkruan “Blick”, përcjell albinfo.ch. Stambolli përsëri ishte cak i sulmeve terroriste.
Zëdhënësja e kompanisë më të njohur zvicerane, Meike Fuhlrott, ka thënë për “Tages – Anzeiger” se “situata e krijuar së fundmi dhe lufta e çmimeve me kompani të tjera ka bërë që Swiss Air nuk do të zhvillojë më dy fluturime në ditë drejt Turqisë”. Fluturimet parashihen të rifillojnë sërish në pranverën e vitit të ardhshëm.
Ashtu si Zvicra, edhe kompania ajrore austriake “Austria Airlines” ka ndërprerë fluturimet drejt Stambollit.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë












