Lajme

Swiss Albania Event organizon seminarin “Komunikimi është Art & Aftësi”

Shpresa Rupar, trajnere ndërkombëtare e licencuar në programin NLP dhe Brikena Qama, shkrimtare, poete dhe aktiviste në diasporë, më 1 dhjetor 2019 vijnë në Lausanne – Zvicër.
Kombinimi i artit me komunikim dhe koncepti i të dyjave si aftësi do të na dhuroëj një pasdite ndryshe.

Energjia pozitive e Shpresa Rupar ka ndihmuar shumë bashkatdhetarë të gjejnë komunikimin me veten dhe këtë herë vjen me një seminar ndryshe nga të tjerët.
Ndërsa Brikena Qama ka zgjedhur komunikimin e saj nëpërmjet librit, në kuadër të seminarit, ajo do të na flasë për lidhjen që ka arti i të shkruarit me komunikimin.

Energji pozitive, letërsi, komunikim, koktel dhe muzikë.

Kemi nderin t’ ju kemi në mesin tonë!

Happy Days Lausanne
Salla e aktiviteteve kati i dytë

Ejani të nihemi nga afër dhe të kalojmë së bashku një të diel më ndryshe!

Bileta 35 fr deri me 1 nëntor
Na kontaktoni :
[email protected] – http://www.sae-ch.com
+41 786415048
për llogarinë ku do i depozitoni.
Vendet e limituara
Hyrja është me rezervime dhe biletat janë në shitje deri më 20 nëntor.