Lajme
Swiss: Nesër fluturimi i parë direkt nga Shkupi në Gjenevë
Çdo të martë dhe të shtunë, duke filluar nesër prej aeroportit të Shkupit do të realizohen fluturime direkte për Gjenevë të Zvicrës. Bileta njëdrejtimëshe në fluturimin e parë ështe 40 euro
Gjeneva do të jetë destinacioni i tretë në Zvicër, një vend me të cilin Aeroporti i Shkupit ka lidhje të drejtpërdrejta fluturimi, përveç Cyrihut dhe Bazelit. Fluturimi i ri në Gjenevë është në interese të mërgimtarëve nga Maqedonia në Zvicër, si dhe turistët dhe komunitetit të biznesit në mes dy vendeve . Kështu thotë Zoran Krstevski, drejtor i përgjithshëm i Aerodortit të Shkupit, raportojnë mediat në Shkup, transmeton albinfo.ch.
Avioni i parë i Swissit nga Shkupit për në Gjenevë do të realizohet të shtunën në mbrëmje nga ora 20 e 35 minuta. Gjatë sezonit te verës Swiss do të fluturojë nga Shkupi në Gjenevë të martën pasdite. “Ne jemi të bindur se ky rajon si një treg ofron potencial të madh për zhvillim. Ne e shohim potencial të madh në sektorin e turizmit, duke pasur parasysh lehtësitë që ofron Maqedonia, të tilla si liqeni i Ohrit dhe Shkupi », tha Bernard Vodl, drejtor i “Swissit” për Austrinë dhe për Evropën Qendrore dhe Lindore.
Ai shtoi se “Swiss” është krenar që po mundëson dy fluturime në javë Gjenevë-Shkup-Gjenevë, e cila shpresoj që të jetë në gjendje të shërbejnë grupe të ndryshme të udhëtarëve, si zviceranët me origjinë nga Maqedonia, pastaj komunitetit të vogël prej rreth 300 zviceranëve që aktualisht që jetojnë në Maqedoni, qytetarët nga Maqedonia të cilët udhëtojnë për në Zvicër për të vizituar miqtë e tyre apo për të bërë biznes, dhe natyrisht turistët zviceranë që udhëtojnë në Maqedoni. N
ga Aeroporti i Shkupit kanë frekuentuar gati 1.3 milion pasagjerë në 2014, e cila është një rritje vjetore prej 20 për qind më shumë krahasuar me vitin parprak.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit Për një vend që krenohet me shëndetin publik dhe kompetencën rregullatore, Zvicra ka një performancë jashtëzakonisht... -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar













