Shkurt.ch
Swisspass, në vend të abonomentit GA
Që nga gushti 2015 Swisspass do të zëvendësojë abonomentin e përgjithshëm GA dhe atë me gjysmë çmimi.
Me kartelë të re do të pajisen të gjithë ata që nga 1 gushti 2015 kanë aplikuar një abonoment të përgjithshëm GA dhe atë me gjysmë çmimi. Nëse ju tashmë keni një kartë të kaltër GA, mund ta mbani derisa ajo ka nevojë për zëvendësim. Nëse GA është valide, atëherë udhëtari duhet ta mbajë deri në prill 2016. Udhëtari më pas duhet të pajiset me Swisspass.
Në të ardhmen abonomenti i përgjithshëm GA dhe ai me gjysmë çmimi rinovohet automatikisht pas një viti, përveç nëse ajo është ndërprerë në kohën e caktuar.
Përveç abonomentit, për tren dhe autobus janë përfshirë edhe kartelat e lëvizshmërisë „Carsharing”. Sipas SBB është e mundshme që Swisspass mund të përdoret si një biletë për ndeshje futbolli, pishinë ose në një muze.
Për udhëtarët do të ketë më pak punë. Ata duhet të rinovojnë abonimin përkatës pas njoftimit automatik nga kartela.
Prapa kartelave qëndrojnë Shoqata e Transportit Publik (VöV) dhe SBB.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë














