Lajme
Takim vjetor i anëtarëve të shoqatës “Së bashku”, në Bernë
Nga bordi udhëheqës do të raportohet për punën e bërë në shtëpinë për njerëzit me nevoja të veçanta në Mitrovicë
Më 18 shtator 2021, duke filluar nga ora 16:00, në Kirchgemeindehaus Bethlehem, Eymattstrasse 2b, 3027 Bern, organizohet Asambleja Vjetore nga anëtarët dhe përkrahësit e shoqatës “Së bashku” e iniciuar nga humanistja e ndjerë Fatime Mahmuti, bëhet e ditur në një njoftim për media nga kjo shoqatë, shkruan albinfo.ch.
Në këtë takim, nga bordi udhëheqës do të raportohet për punën e bërë në shtëpinë për njerëzit me nevoja të veçanta në Mitrovicë, pastaj do të ketë edhe raporte ekspertësh dhe do të shpalosen synimet për të ardhmen.
Përveç mbledhjes formale, anëtarët do të kenë mundësinë të informohen si dhe të ndihmojnë projektin aktual “Së bashku” për njerëzit e hendikepuar në Mitrovicë.
Në përfundim ofrohet byfe me ushqime tradicionale kosovare.
“Prezenca juaj do të na japë fuqi në përballimin e mungesës së Fatime Mahmutit dhe buzëqeshjes së saj të përhershme me ndihmën e pakursyer në shërbim të njerëzimit. Gjithashtu përkrahja juaj financiare do të lehtësoj punën tonë në zhvillimin e qendrës për njerëzit me nevoja të veçanta, në Mitrovicë”, thuhet në njoftim.
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit18 Shtator 2021
- Ora16:00
- Data e përfundimit9 Shtator 2021 - 16:00
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman Autorja prezanton në bibliotekën "Pestalozi", në Cyrih romanin e saj të sapobotuar "Die Töchter des...
-
“Më 31 dhjetor ju mbaron leja e qëndrimit”: Një letër që po frikëson të huajt në Zvicër
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
Jeta në Zvicër
-
Ish-presidenti thotë se Zvicra duhet të anëtarësohet në BE Një ish-anëtar i Këshillit Federal thotë se e vetmja mënyrë se si Zvicra do të arrijë...
-
Si të shpejtoni aplikimin tuaj për shtetësinë zvicerane
-
Amnesty International kritikon Zvicrën
-
Bazel: Dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari për vrasjen e dyfishtë
-
SWISS do të rifillojë fluturimet për në Tel-Aviv të premten