Kosova
Takimi Destani-Majko, bisedohet për potencialet turistike të Shqipërisë
Gjatë takimit miqësor u diskutua për potencialet turistike të Shqipërisë, me theks të veçantë tek iniciativat që do të ndihmojnë për tërheqjen e investimeve të huaja
Ministri i Diasporës për Shqipërinë, Pandeli Majko me ftesë të sipërmarrësit të suksesshëm shqiptar Lazim Destani, vizitoi zyrat e tij në qendër te Dyseldorfit.
Destani dhe familja e tij, me origjinë nga Malësia e Sharrit në Tetovë, drejtojnë një rrjet ndërkombëtar biznesesh që veprojnë në sektorin e shërbimeve, inxhinierisë së ndërtimit energjetikës dhe logjistikës, përcjell albinfo.ch.
Siç i tha ministrit një përfaqësues i rrjetit, ata janë të pranishëm në mbi 30 vende, me kompani e projekte, njofton ministria.
Gjatë takimit miqësor u diskutua për potencialet turistike të Shqipërisë, me theks të veçantë tek iniciativat që do të ndihmojnë për tërheqjen e investimeve të huaja.
Majko u njoh me aktivitetet dhe projektet e rrjetit ndërkombëtar, e gjithashtu të kompanisë “Ecolog-International” e cila prej vitesh është kontraktori kryesor në mega projekte për shërbime teknike, logjistike, infrastrukture etj. Ndërsa vlerësoi arritjet e familjes Destani, si një shembull të integrimit të suksesshëm në vendet pritëse, ministri e falënderoi atë për kontributin e dhënë për kauza të ndryshme shqiptare.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?












