Sport
Talenti i ri gjilanas që pritet të shkëlqejë në klube të mëdha futbollistike
„Së shpejti pritet të shkojë për prova në Olimpik Lion, të interesuar për të janë edhe Paris Saint-Germain, Monaco dhe Bordo“, tregon babai i Leon Bajrës
Leon Bajra është talenti më i spikatur 16 vjeçar i klubit të Bundesligës austriake FC Altach në ekipin e grummoshave U18 dhe U23.
Bajra dallohet si një mesfushor që luan e godet me dyja këmbët. Ka numrin 10 në fanelën e tij dhe vlerësohet si një nga dribluesit më të dalluar që mbanë topin të „lidhur“ për këmbe. Ai është një mesfushor që ndërton lojën, shënon gola të bukur nga gjuajtjet e lira dhe jep shumë pasime gjatë një ndeshjeje. Në fitorën e fundit prej tre golave, dy asistime i ka dhënë talenti i rritur në Rheineck të Zvicrës.
„Stërvitjet i zhvilloj dy herë në javë me U18 dhe dy të tjera me U23“, na thotë Leoni.
Ekipi U23 i klubit FC Altach garon në kampionatin e ligës së tretë më të madhe të Austrisë dhe është ekipi i dytë i FC Altachut. Aktualisht Leoni është lojtar i lirë dhe ka një ofertë nga klubi i tij për të nënshkruar kontratë me ekipin U23.
„Ata duan ta nënshkruajnë një kontratë gjysmëprofesionale me ekipin U23 “, tregon i ati i Leonit, Enver Bajra.
Por Leoni ka nënshkruar kontratë me menaxherin e njohur francez, Jacky Mouyral, i cili i kërkon të mos ngutet, sepse ai është shumë i bindur se Leoni do kalojë në akademitë futbollistike të një klubi të madh francez.
„Së shpejti pritet të shkojë për prova në Olimpik Lion, të interesuar për të janë edhe Paris Saint-Germain, Monaco dhe Bordo“, tregon i ati.
„Gjasat që Leoni të marrë një kontratë profesionale janë shumë të mira“, ka thënë menaxheri i tij. Sipas të atit të Leonit, ai mund të dështojë vetëm nëse në provat testuese do të shkonte diçka keq.
Talenti gjilanas ka ndëprerë zanatin dhe është koncentruar vetëm në futboll. „Katër herë stërvitje për çdo javë, plus loja dhe puna, u bënë shumë“, plotëson Leoni me pasaportë të Kosovës që në rast interesimi të Federatës kosovare do të mund të aktivizohej mënjëherë. Në fakt familja Bajra është në kontakt me FFK-në por duket që atyre nuk ju ngutet.
„Nuk jemi të entuziasmuar shumë, Federata e Futbollit të Kosovës nuk dukej ashtu si e kam menduar“ thotë babai i Leonit.
Federata e Futbollit të Kosovës nuk ka reaguar as në letrën e klubit FC Altach që për Leonin mes tjerash kanë shkruar: është lojtari apsolutisht me më perspektiv i të rinjëve të klubit tonë. Forca e tij është se luan me dyja këmbët njësoj, është një teknik i mirë me horizont të gjerë në ndërtimin e lojës.
Babai i Leonit ka dëshirë që djali tij të luaj për grupmoshat e reja të Përfaqësueses së Kosovës, por në ëndrrat e Leonit janë ngjyrat kuq e zi. „Kam shumë dëshirë të luaj për Shqipërinë, ata kanë një tifozëri të zjarrtë dhe ëndrra ime është të veshi fanelën kuq e Zi“, thekson Leoni.
E-Diaspora
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë Bari Balla, është 51-vjeçari shqiptar, i cili humbi jetën në vendin e punës në Maltë. Shqiptari...
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
Jeta në Zvicër
-
Zvicra do të forcojë sigurinë në qendrat e azilit Qeveria zvicerane i ka dërguar parlamentit propozime për të forcuar sigurinë në qendrat e azilit. Lëvizja...
-
Sa aktivë janë spiunët kinezë në Zvicër?
-
Aeroporti i Bazelit evakuohet për arsye sigurie
-
Gjykata Federale: I moshuari ka të drejtë për ndihma, edhe pse ka shpenzuar paratë e veta
-
Pse 1 maji nuk është festë publike kudo në Zvicër?