Kosova
Të ardhurat nga diaspora, shtylla kryesore e ekonomisë së Kosovës
Banka Qendrore e Kosovës (BQK), ka njoftuar se flukset hyrëse të remitencave në Kosovë, përbëjnë një nga burimet më të rëndësishme të financimit të huaj, duke dominuar kështu në diskutimet lidhur me burimet e rritjes ekonomike, zbutjes së hendekut të deficitit tregtar, uljes së nivelit të varfërisë në vend apo tërheqjes së investimeve të huaja.
“Kjo vëmendje e madhe kushtuar remitencave i atribuohet kryesisht madhësisë së këtyre prurjeve në raport me Bruto Produktin Vendor, natyrës së tyre të qëndrueshme krahasuar me flukset e tjera të financimit të huaj dhe efektit të tyre zbutës të varfërisë dhe papunësisë në vend”, thuhet në Materialin Studimor të BQK-së, përcaktuesit makroekonomikë të remitencave në Kosovë’, raporton RTKlive.
Gjatë periudhës 2004-2016, remitencat kanë shënuar një normë mesatare rritje vjetore prej rreth 6 për qind, ndonëse ecuria e tyre është subjekt i disa thyerjeve strukturore gjatë kësaj periudhe, përcjell albinfo.ch.
“Në periudhën 2005-2008, remitencat janë karakterizuar me një normë dyshifrore të rritjes që është luhatur në një interval prej 10 për qind-17 për qind. Ndërsa, në vitet 2009 dhe 2010, remitencat kanë shënuar rënie të lehtë vjetore që kryesisht rezultoi si pasojë e ndikimit të krizës financiare në vendet ku është e përqendruar diaspora kosovare. Viti 2011 shënoi rënien më të lartë historike të remitencave, me rreth 15 për qind, gjë që iu atribua ndryshimit të metodologjisë se matjes së remitencave nga Departamenti i Statistikave (Banka Qendrore e Republikës së Kosovës). Që pas vitit 2011, remitencat janë karakterizuar me një normë rritjeje më të ngadaltë krahasuar me periudhat e mëparshme prej rreth 7 për qind”, thuhet në Materialin Studimor t BQK-së, përcaktuesit makroekonomikë të remitencave në Kosovë’.
Sipas BQK-së remitencat në Kosovë kanë ndikuar në zbutjen e deficitit tregtar të mallrave dhe shërbimeve, duke e mbuluar atë në një nivel rreth 38 për qind mesatarisht për gjithë periudhën 2004-2016.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë













