Lajme
“Të blejmë nga Ballkani”
Edhe pse vendet e Ballkani së fundi përmenden vetëm për valën e refugjatëve, qeveria gjermane në Berlin bën përpjekje për përmirësimin ekonomik të rajonit.
Edhe pse vendet e Ballkanit së fundi përmenden vetëm për valën e refugjatëve, qeveria gjermane në Berlin bën përpjekje për përmirësimin ekonomik të rajonit.
“Kemi zbuluar mundësi krejtësisht të reja për zhvillimin e bizneseve tona”, ky është reagimi i vetëm njërit prej biznesmenëve gjermanë, që janë pjesë e iniciativës për blerjen e mallrave në Ballkan (“Einkaufsinitiative Balkan”).
Siç raporton DW, bëhet fjalë për iniciativën që nisi si rezultat i një konference të vitit të kaluar për Ballkanin Perëndimor në Berlin, dhe iniciatorët e saj janë Shoqata gjermane e Logjistikës, firma blerëse BME, Dhoma gjermane e Ekonomisë dhe Tregtisë DIHK dhe qeveria në Berlin.
Qëllim i iniciativës është që firmat nga Gjermania,si blerës potencialë, të kontaktojë direkt me prodhuesit nga rajoni i Ballkanit Perëndimor.
Qershorin e kaluar në Mynih u mbajt edhe konferenca e posaçme, në të cilën BME organizoi më shumë se 400 bisedime direkte “vetëm për vetëm” mes partnerëve të mundshëm.
Në takime të ndara, para 22 partnerëve të mundshëm nga Gjermania u prezantuan gati 100 firma të zgjedhura nga hapësira e Ballkanit Perëndimor.
Muajt e fundit këto firma nga Serbia, Bosnjë e Hercegovina dhe Kroacia kanë marrë 170 kërkesa konkrete prej blerësve gjermanë.
“Pas një farë kohe dhe analize mund të themi se kjo iniciativë është një sukses i madh”, thotë Olaf Holzgrefe nga shoqata BME.
Holzgrefe thekson se potenciali ekziston në segmentet ku është i nevojshëm përpunimi teknik i materialeve, në radhë të parë në industrinë e përpunimit të metalit.
Industria e automobilëve në Gjermani është natyrisht një blerës i madh potencial, por në këtë moment ekzistojnë synime reale.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF Pierin Vincenz, ish-drejtori ekzekutiv i grupit bankar zviceran Raiffeisen, duhet të paguajë një gjobë prej gati... -
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira












