Jeta në Zvicër
Të gjithë kërkojnë më shumë punëtorë në Zvicër
Po vazhdon rritja në tregun zviceran të punës. Gjendja nëpër kompani është e mirë dhe kjo është reflektuar edhe në planet e punësimit, bën të ditur Qendra Zvicerane për Hulumtime Ekonomike (KOF).
Treguesi i KOF për punësimin raporton një vlerësim të hershëm të gjendjes ekonomike të regjistruar në tremujorin e dytë të vitit 2018 me 3.6 pikë, edhe pse vetëm pak mbi nivelin e tremujorit të mëparshëm.
Megjithatë, vlera për tremujorin e parë është rishikuar dukshëm deri në 3.4 nga 2.8 pikë, shkruan albinfo.ch.
Për më shumë se gjysmë viti, tani ka më shumë kompani në Zvicër që mendojnë për krijimin e vendeve të punës sesa që duan të reduktojnë numrin e tyre.
Perspektivat pozitive janë reflektuar në të gjitha industritë, vazhdon KOF.
Perspektivat e punësimit ishin gjithashtu pozitive në fusha të caktuara, duke përfshirë sektorin e prodhimit, tregtinë me shumicë dhe nëpër banka.
Treguesi i Punësimit të KOF llogaritet nga sondazhet tremujore të bizneseve. Vlera e indikatorit pozitiv vjen nga një përqindje më e lartë e të anketuarve që dëshirojnë të krijojnë vende pune në muajt e ardhshëm në krahasim me ata që planifikojnë të kundërtën.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih Oficerët e policisë u qëlluan me shishe dhe gurë, duke lënë një të plagosur, ndërsa një... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër












