Shkurt.ch
Të rinjtë shqiptarë, më optimistët, zviceranët, më të pastrit
Organizata botërore e Shëndetësisë ka realizuar një studim lidhur me gjendjen e të rinjve në Evropë, shikuar nga shumë aspekte. Janë marrë në shqyrtim optimizmi ose shkalla e kënaqësisë me jetën, dhuna në mes tyre, konsumi i alkoolit, shikimi i televizionit, mbajtja e higjenës trupore etj.
Është interesante se në këtë studim, bazuar në anketat e bëra, të rinjtë (apo fëmijët) 11 vjeçarë të Shqipërisë dalin më të kënaqurit me jetën që bëjnë. Madje 95 për qind të të anketuarve pohojnë të jenë të lumtur. Mirëpo, me rritjen e tyre, shkalla e optimizmit bie paksa. Kështu, te moshat 15 vjeçare, vendin e parë e zënë moshatarët e tyre nga Armenia.
Të rinjtë zviceranë janë të parët në listë sa i përket pastrimit të dhëmbëve. 79 për qind të djemve dhe 91 për qind të vajzave të moshës 15 vjeçare në Zvicër pastrojnë dhëmbët më shumë se një herë në ditë.
Më së shumti alkool nga fëmijët e moshës 11 vjeçare kosnumojnë armenët. 16% e tyre provojnë alkoolin së paku një herë në javë, e pas tyre vijnë moshatarët e tyre izraelitë, me 15%.
Sa i përket drogës canabis, francezët e rinj mbajnë rekordin: më shumëse një e katërta e 15 vjeçarëve të këtij vendi e kanë provuar këtë lloj droge.
Një rekord sa i përket konsumimit të duhanit e mbajnë tinejxherët nga Grenlanda. Madje çdo i dyti 15 vjeçar i atjeshëm tmos duhan së paku një herë në javë. Më shumë se gjysma e tyre këtë e ka¨në filluar në moshën 13 vjeçare.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF Pierin Vincenz, ish-drejtori ekzekutiv i grupit bankar zviceran Raiffeisen, duhet të paguajë një gjobë prej gati... -
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira












