Jeta në Zvicër
Të shtëna armësh në Payerne, vritet një person?!
Mbrëmjen e së mërkurës, në Payerne të Zvicrës janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri. Dëshmitarët e ngjarjes thonë se është vrarë një person
Në Payerne të Kantonit Vaud, mbrëmjen e së mërkurës rreth orës 18.30, janë dëgjuar të shtëna armësh, shkruan “Blick”, përcjell Albinfo.ch.
Dyshohet se ngjarja ka ndodhur në afërsi të stacionit hekurudhor në rrugën “Rue de la Gare”, në një godinë banimi. Hapësira është bllokuar nga policia.
Për momentin, policia nuk ka dhënë informata nëse ndokush është plagosur apo është vrarë. Sipas «20minutes» dyshohet se janë shtënë midis 20 e 30 plumba, me ç’rast një person është vrarë. Një fqinj ka pohuar se gjithkah nëpër shkallë ka pasur gëzhoja plumbash.
Pas kësaj ngjarje, disa dëshmitarë e kanë parë një grua në ballkon duke qarë. Bëhet fjalë për një dramë familjare. Ekipet e emergjencës janë në vendngjarje dhe po punohet për ndriçimin e plotë të rastit.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë











