Shkurt.ch
Të shtëna në drejtim të policisë në La Conversion (VD)
Një zviceran, rreth 60 vjeç, ka shtënë disa herë natën e së premtes dhe së shtunës drejt policisë në La Conversion (VD), në Lozanën lindore. Ai është kapur nga njësitë speciale DARD. Askush nuk është plagosur. Sipas të dhënave të fundit, personi në fjalë është një individ i shqetësuar dhe me probleme psikike.
Gjatë natës së premte, rreth orës 22:30, policia lokale është njoftuar nga fqinjët për një rast qarkullimi të trafikut, thekson zëdhënësi i policisë së Vaud-it. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe as që ka arritur të shkëmbejë ndonjë fjalë, kur individi ka hapur zjarr nga shtëpia e tij kundër policisë.
Edhe pse makina e policisë është goditur nga disa plumba, policia megjithatë nuk i është përgjigjur me armë. Pas ardhjes së përforcimeve policore, policët më pas kanë qëlluar për të siguruar jetën e një polici, i cili qëndronte i strehuar prapa makinës.
Arrestohet pa të shtëna
Rreth orës 2:45 individi në fjalë del më në fund nga shtëpia, ku qëndronte i vetëm, me armën e tij në dorë.
Pistoleta ishte e regjistruar në mënyrë të rregullt. Hetimi, i udhëhequr nga prokurori i Shërbimit është caktuar për njësinë gjyqësore, Divizioni Penal dhe identitetit ligjor të Policisë së Sigurimit.
Policia nuk ka thënë asgjë për motivet e autorit, rasti do të sqarohet nga hetimet në vazhdim. 30 policë janë angazhuar për këtë ndërhyrje.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë













