Integrimi
Temë e “Tour de Science”: Të rinjtë e Ballkanit në rrjetet sociale
Tema bosht e mbrëmjes në Coq d`Or të Oltenit, me një debat dhe një apero në përmbyllje, është: “Ballkani në përditshmërinë digjitale. Si e inskenojnë të rinjtë në rrjetet sociale prejardhjen e tyre të përbashkët”
Mediat sociale mundësojnë këndvështrime krejtësisht të reja. “Tour de Science” ju fton që më 12 qershor të merrni pjesë në një ekskursion nëpër botërat digjitale: Christian Ritter, autor dhe docent ka hulumtuar se të rinjtë, prindërit e të cilëve kanë migruar nga Ballkani në Zvicër, e inskenojnë në rrjetet sociale një prejardhje të tyre të përbashkët. Zbulimet nga e gjithë kjo, Ritter do t`i prezantojë nga ora 17 në Coq d`Or në Olten.
Falë mediave sociale sot secili person mund të bëhet producent dhe autor, duke krijuar kështu një qasje në idetë e tij personale, shkruan albinfo.ch. Të rinjtë zviceranë me rrënjë në shtetet e Ballkani, e inskenojnë në mediat sociale veten dhe prejardhjen e tyre në një mënyrë fare të veçantë, ka konstatuar Christian Ritter, punonjës në Collegium Helveticum dhe docent në Institutin për Antropologji Sociale dhe Shkencën mbi Kulturën Empirike në Universitetin e Cyrihut.
Ata, përmes fotografive dhe kolazheve marrin stereotipet e njohura, i përpunojnë ato ose i marrin si shkas për të rrëfyer historitë e tyre personale.
Ritter e ka hulumtuar në mënyrë të detajuar lojën digjitale me pamje dhe tekst dhe gjithë këtë e ka përfshirë në një libër të publikuar pak kohë më parë. Më 12 qershor ai i prezanton gjetjet e tij në Tour de Science, me fillim në orën 17.00. Tema bosht e mbrëmjes në Coq d`Or të Oltenit, me një debat dhe një apero në përmbyllje, është: “Ballkani në përditshmërinë digjitale. Si e inskenojnë të rinjtë në rrjetet sociale prejardhjen e tyre të përbashkët”.
Tour de Science synon nxitjen e dialogut
Tour de Science është një iniciativë e Bashkësisë së Shoqatave Rinore të Zvicrës (SAJV) dhe info.click.ch, organizatës për promovimin e fëmijëve dhe të rinjve. Inicuesit duan që të promovojnë dialogun në mes të hulumtimit, praktikës dhe publikut të gjerë.
Të ndara gjatë gjithë vitit, organizohen etapa të ndryshme me fokusime në tema që ndryshojnë në vazhdimësi për të cilat zhvillohen diskutime kontroverse. Aktiviteti që mbahet më 12 qershor është i dhjeti në seri. Edhe në Coq d`Or në Olten, do të jetë dialogu në fokus. Pas referatit, pjesëmarrësit mund të shtrojnë pyetje, të këmbejnë mendime dhe të diskutojnë me ekspertët.
Pjesëmarrja në aktivitet ashtu si he në apero, është falas. Por, të interesuarit luten që të paraqiten për pjesëmarrje, përmes Mailit në adresën [email protected]
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit12 Qershor 2018
- Ora17:00
- LokacioniOlten
- Data e përfundimit29 Maj 2018 - 14:00
E-Diaspora
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë Bari Balla, është 51-vjeçari shqiptar, i cili humbi jetën në vendin e punës në Maltë. Shqiptari...
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
Jeta në Zvicër
-
Zvicra do të forcojë sigurinë në qendrat e azilit Qeveria zvicerane i ka dërguar parlamentit propozime për të forcuar sigurinë në qendrat e azilit. Lëvizja...
-
Sa aktivë janë spiunët kinezë në Zvicër?
-
Aeroporti i Bazelit evakuohet për arsye sigurie
-
Gjykata Federale: I moshuari ka të drejtë për ndihma, edhe pse ka shpenzuar paratë e veta
-
Pse 1 maji nuk është festë publike kudo në Zvicër?