Shkurt.ch
Temperaturat e ulëta, rekord në Zvicër
Në malin Jungfraujoch pranë Bernës, temperatura ishte -26.9 ° C, derisa në kantonin St. Gallen ishte -22.5 ° C
E ashtuquajtura “Bisha nga Lindja” ka goditur Zvicrës dhe temperaturat kanë rënë deri në -28.9 gradë Celsius në kantonin e Graubünden në orët e para të së hënës, shkruan albinfo.ch.
Por, edhe në vendet tjera temperaturat ishin shumë të ulëta. Në malin Jungfraujoch pranë Bernës, temperatura ishte -26.9 ° C, derisa në kantonin St. Gallen ishte -22.5 ° C.
Këto ishin vendet me temperaturat më të ulëta, por edhe në qytetet tjera si në Saint Gallen dhe Cyrih, temperaturat ishin minus gradë Celsius.
Temperaturat maksimale nuk kanë arritur më shumë se -5 ° C.
Moti i ftohtë pritet të vazhdojë deri të premten. Pas një dite me dëborë të enjten, temperaturat do të fillojnë të ngriten në fund të javës.
Sipas zyrës federale të motit “MeteoSwiss”, moti i ftohtë në këtë kohë, është i rrallë, por jo i pazakonshëm, derisa një situatë e tillë është regjistruar edhe në dimrin e vitit 2005.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?














