CH-Ballkani
Thaçi dhe Haradinaj urojnë Gjukanoviqin për fitoren
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, përmes profilit të tij në rrjetin social Twitter ka uruar presidentin e ri të Malit të Zi, Milo Gjukanoviq.
“Urime mikut tim të vjetër, Milo Gjukanoviq për fitoren e tij në Mal të Zi. Kjo është një fitore për Malin e Zi, por edhe për gjithë rajonin që aspiron integrimin në NATO dhe BE”, ka shkruar ai, përcjell albinfo.ch.
Thaçi më tutje ka shkruar që pret një bashkëpunim për rritjen e bashkëpunimit ndërmjet dy popujve.
Edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka uruar qytetarët e Mali të Zi për zgjedhje të lira dhe demokratike presidenciale.
Haradinaj ka thënë se Qeveria e Kosovës shpreh gatishmërinë për bashkëpunim dhe avancimin e marrëdhënieve të mira me Malin e Zi edhe në të ardhmen.
“Urime qytetarëve të Malit të Zi për zgjedhjet e lira e demokratike presidenciale. Poashtu, i uroj fitoren presidentit të zgjedhur, Milo Gjukanoviq”, ka shkruar Haradinaj në rrjetin social “Facebook”.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë













