Kosova
Themelohet Parku Inovativ dhe trajnues Kosovë-Gjermani
Qeveria e Republikës së Kosovës ka nënshkruar një marrëveshje me Ministrinë Federale për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim të Gjermanisë, për shfrytëzimin e mëtejmë të kampit në Prizren si park inovativ dhe trajnues kosovaro-gjerman (ITP).
Deklarata e përbashkët paraqet bazën për vazhdimin e raporteve kosovaro-gjermane pas tërheqjes së KFOR-it gjerman nga kampi në Prizren dhe për prioritizimin e pesë fushave në kuadër të kampit të planifikuar: Inovacioni (teknologjia dhe ndërmarrësia); aftësimi profesional, si dhe edukimi formal dhe jo-formal; shkenca dhe hulumtimi; bujqësia, si dhe turizmi dhe kultura. Qëllimi është që nëpërmjet sinergjive të edukimit dhe aftësimit profesional, shkencës dhe ndërmarrësisë të jepet kontribut për zhvillimin ekonomik dhe social në komunën e Prizrenit, në gjithë Kosovën dhe në pikëpamje perspektive edhe në rajon, përcjell albinfo.ch.
Kjo deklaratë nënvizon angazhimin e Qeverisë Gjermane që në vazhdimësi të jap një kontribut të rëndësishëm për zhvillimin e Kosovës dhe të mbështes atë edhe më tutje në rrugën e saj drejtë strukturave euro-atlantike.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj deklaroi se “tani flamuri i Gjermanisë që ka valuar në bazën ushtarake do ta ketë një mision tjetër, atë të prosperitetit të Kosovës, të bashkëpunimit të ndërsjellë në të gjitha fushat, veçanërisht në atë ekonomike dhe ky është një lajm i mirë, dhe i falënderoj për besim institucionet e Qeverisë së Gjermanisë dhe njëkohësisht iu shpreh përkushtimin dhe vendosmërinë tonë, që këtij projekti të përbashkët t’i japim përkrahjen e pa rezervë”.
Ambasadori gjerman, Christian Heldt në fjalimin e tij theksoi: “Jam shumë i lumtur që flamuri gjerman do të valëvitet edhe në të ardhmen në Prizren. Ai në të ardhmen nuk do të jetë më një shenjë e pranisë së Bundeswehr-it. Në vend të kësaj, bashkë me flamurin kosovar ai do të qëndrojë si premtim për një ardhmëri të suksesshme ekonomike të Kosovës. Për mua personalisht është shumë e rëndësishme që parku i ri inovativ dhe trajnues gjermano-kosovar të ju mundëson kosovarëve të rinj të ndërtojnë një të ardhme në shtetin e tyre të ri”.
Lidhur me këtë temë ka folur edhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj. Ai ka mirëpritur nënshkrimin e marrëveshjes mes qeverisë së Kosovës dhe asaj të Gjermanisë, për shndërrimin e kampit ushtarak gjerman në Prizren, në Park për Inovacion dhe Trajnim, duke filluar nga viti 2019.
Diskutimet për këtë projekt kanë nisur nga viti 2009 fillimisht për t’u shndërruar në kampus universitar, e pastaj është transformuar në projekt për shndërrimin e kampit ushtarak në park inovativ.
Zëvendëskryeministri Hoxhaj tha se ky bashkëpunim që u nënshkrua sot përtej raporteve miqësore dhe bashkëpunimit politik, është një hap drejt thellimit të bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve.
Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës u mor vendimi për shndërrimin e kampit ushtarak gjerman në Prizren në park inovativ, i cili për 99 vitet e ardhshme do të menaxhohet nga qeveria e Gjermanisë. Menjëherë pas mbledhjes së qeverisë është bërë edhe nënshkrimi zyrtar i marrëveshjes.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?











