Kosova
Therja me thika, vdes i mituri në Suharekë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Suharekë të Kosovës, ku pas një përleshje me thika mes disa të rinjve një prej tyre ka humbur jetën.
Mësohet se policia është njoftuar rreth orës 13:30 minuta për ngjarjen, e cila ka ndodhur në një stacion autobusësh, përcjell albinfo.ch.
Pas hetimeve të para nga vendi i ngjarjes është bërë e ditur se tre të dyshuar të mitur: 15, 16 dhe 17 vjeç kishin sulmuar dy të mitur të tjerë, duke u shkaktuar plagë me thikë.
Të plagosurit janë dërguar në spitalin e Prizrenit, ku si pasojë e plagëve të marra njëri prej tyre ka ndërruar jetë, ndërsa tjetri ndodhet në gjendje të rëndë. Policia ka vënë në pranga tre personat e tjerë që dyshohen si autorë të sulmit.
Ndërkohë, në Prishtinë është plagosur një grua 30-vjeçare nga plumbi qorr. Ajo është plagosur në këmbë, dhe është jashtë rrezikut për jetë.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë












