Kalendari
THIRRJE PËR APLIKIM nga UNICEF Innovations Lab Kosovo
Keni ndonjë ide si t’i përmirësoni kushtet në komunitetin tuaj?
UNICEF Innovations Lab Kosovo ka lansuar thirrjen për aplikim që të bëheni themelues i shërbimeve dhe/apo produkteve innovative. Ne i mirëpresim projekt propozimet nga të rinjët e Kosovës (mosha 15-24 vjeç), të cilët janë të pasionuar për t’i zbuluar nevojat e komunitetit, dhe për të krijuar dhe implementuar zgjidhje inovative.
Ne i inkurajojmë projektet inovative shoqërore të cilat në mënyrë efektive trajtojnë sfidat më të mëdha në komunitet. Aplikantët e suksesshëm do të punojnë ngushtë me ekipin e Laboratorit të Inovacioneve në Kosovë për zhvillimin dhe implementimin e ideve të tyre.
Çka ofron Innovations Lab?
- Mbështetje financiare deri në 2,000€;
- Mentorim përgjatë 3 muajve të implementimit;
- Qasje në hapësire dhe pajisje teknologjike;
E rëndësishme* Ne jemi duke kërkuar shërbime dhe/apo produkte të cilat kontribuojnë në adresimin e sfidave shoqërore në komunitetet tuaja.
Si të aplikoni:
Plotësoni formën e aplikimit online këtu:
http://kosovoinnovations.org/opencall
Afati i fundit për aplikim është: 3 Korrik 2016
Rreth Innovations Lab Kosovo
Një njësi e UNICEF-it në Kosovë, Innovations Lab, i cili filloi punën në vitin 2010, është një shtëpi e ekipit shumëdisiplinor që punon në sektorë dhe fusha të ndryshme për të identifikuar metodat, partnerët, teknologjitë dhe mjetet që premtojnë të hapin shfrytëzim të ri të informacionit dhe teknologjisë, të ndikojë për ndryshim përmes komunikimit dhe të fuqizojë rininë të bëhen agjentë të ndryshimit në kërkimin tonë të një bote më të përshtatshme për fëmijë. Programet e Laboratorit implementohen në bashkëpunim me OJQ-në Peer Educators Network.
Na ndiqni në:
www.facebook.com/kosovoinovations
www.twitter.com/kosinnovations
www.instagram.com/kosinnovations
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit30 Qershor 2016
- Ora12:00
- Data e përfundimit3 Korrik 2016 - 23:00
Të tjera nga Kalendari
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih Oficerët e policisë u qëlluan me shishe dhe gurë, duke lënë një të plagosur, ndërsa një... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër















