Kalendari

THUN: Mbrëmje festive, me rastin e Pavarësisë së Kosovës

Për nder të 17 Shkurtit, shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, shoqata kulturore “Atdheu” në Thun, organizon një manifestim kulturorë me ç’rast fton të gjithë të interesuarit që t’i bashkëngjiten këtij manifestimi.

Mbrëmja kulturore e paraparë nga SH.K “Atdheu” do të mbahet ditën e shtunë në ora 19:00h në adresën Frutigenstrasse 68 në qytetin e Thunit.

Pritet që në këtë mbrëmje të marrin pjesë personalitete nga rrafshi politik, social e diplomatik. Nuk do të mungojë as kënga dhe vallja shqipe, për këtë të fundit do kujdeset një grup muzikor i ftuar enkas për këtë eveniment.

Ftohen të gjithë dashamirët e artit që të marrin pjesë, thuhet mes tjerash nga SH.K. “Atdheu”.