Sport
Trajneri serb pranon realitetin: E kemi humbur Kosovën
Trajneri serb, Veselin Vujoviq, nuk e sheh më problem që të ballafaqohet me Kosovën, të cilën e njeh si shtet të pavarur
Qeveria serbe nuk ka lejuar që të zhvillohet ndeshja ndërmjet Serbisë dhe Kosovës U-20 në hendboll, për shkaqe sigurie.
Tifozët serbë janë revoltuar një natë para lojës në Kovilovo dhe takimi është vlerësuar i rrezikshmërisë së lartë të sigurisë dhe kjo ka bërë që të anulohet takimi i planifikuar të zhvillohet në ora 16:00.
Trajneri serb, Veselin Vujoviq, nuk e sheh më problem që të ballafaqohet me Kosovën, të cilën e njeh si shtet të pavarur, përcjell albinfo.ch.
“Është e njëjta gjë edhe tani. Le të merremi me sport. Unë nuk e di nëse do ta ketë rrahje dhe gjak. Duhet të dalim, të fitojmë, të tregojmë se jemi më të mirë dhe jeta të vazhdoj. Pavarësisht të gjitha përpjekjeve, ne e kemi humbur Kosovën”, ka thënë trajneri serb.
“Nuk mbrohet Kosova nga një kafene e Çaçakut me këngët ‘Oh, Kosova’. Nuk mbrohet nga Serbia, por duke shkuar atje poshtë. Nuk do të ketë kurrë një referendum të ri dhe ju duhet të pranoni gjërat ashtu siç janë”, tha Vujoviq, i cili aktualisht udhëheq kombëtaren sllovene.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit Për një vend që krenohet me shëndetin publik dhe kompetencën rregullatore, Zvicra ka një performancë jashtëzakonisht... -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar














