Sport
Trajneri gjerman i impresionuar nga Kosova
“Futbollistët e Kosovës kanë luajtur mirë, kanë vrapuar deri kur pësonin tërheqje muskulore. Kjo është mbresëlënëse”, ka thënë Kuntz
Kosova U-21 arriti barazim historik ndaj Gjermanisë U-21, që është kampione e Evropës, shkruan albinfo.ch.
Trajneri i Gjermanisë, Stefan Kuntz, ka lavdëruar ekipin e Kosovës. “Futbollistët e Kosovës kanë luajtur mirë, kanë vrapuar deri kur pësonin tërheqje muskulore. Kjo është mbresëlënëse”, ka thënë Kuntz, në një intervistë për Supersport pas përfundimit të takimit në stadiumin “Adem Jashari”.
Kuntz theksoi se ka pritur një lojë të tillë të Kosovës, por jo një rezultat të tillë. “Kam pritur se Kosova do të luaj mirë. Ky ekip ka të ardhme. Kemi pasur raste në pjesën e dytë dhe është dashur të fitojmë”, theksoi ai.
Barazimi ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë është komentuar në mediat gjermane.
“Kualifikimet për Evropian: Hap prapa! U-21 zhgënjen në Kosovë”, është titulli i “Bild”.
“Gjermania U-21 dështon para murit kosovar”, e ka titulluar “Kicker” lajmin rreth ndeshje së zhvilluar në Stadiumin Olimpik “Adem Jashari”.
“Turp për U-21: Vetëm 0-0 ndaj jofavoritit Kosovë”, është titulli i “Die Welt”.
“Ekipi i Gjermania U-21 rrëshqet”, e ka titulluar lajmin “Sport1.de”.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë












