Sport
Trajneri Kqiku me sukses të madh në Gjermani
Anëtari i shtabit teknik të Kosovës në hendboll (meshkujt), Fadil Kqiku ka arritur një sukses të madh me ekipin e tij në Gjermani.
Trajneri Kqiku së fundi me skuadrën Wuerm-Mitte ka fituar titullin e kampionit dhe është futur në Ligë të Parë të Bayernit, përkatësisht në Bayernliga, thuhet në njoftimin e faqes së Hendbollit të Kosovës.
“Prej xhiros së dytë kemi qenë në vendin e parë dhe me meritë jemi shpallur kampion”, ka treguar Kqiku. Suksesi i arritur fundjavën e kaluar është festuar gjatë në skuadrën gjermane, përcjell albinfo.ch.
“Është një e arritur historike në fakt. Klubi këtë sukses nuk e kishte arritur asnjëherë më parë. Tani do të garojmë në Bayernliga ku luajnë edhe dy lojtarët e kombëtares së Kosovës, Enis Kabashi e Florim Hoxha”, ka shtuar Kqiku.
Ai është pjesë e shtabit teknik të kombëtares së Kosovës, që drejtohet nga përzgjedhësi Taip Ramadani.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih Oficerët e policisë u qëlluan me shishe dhe gurë, duke lënë një të plagosur, ndërsa një... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër












