Kosova
Tre miliardë euro në autostrada
Ende pa përfunduar në tërësi punimet në ndërtimin e autostradës Prishtinë- Shkup, Qeveria e Kosovës tashmë ka nisur ndërtimin e autostradës së re, që lidh Prishtinën me Gjilanin
Më shumë se dy miliardë euro janë shpenzuar deri më tash në Kosovë për ndërtimin e autostradave që lidhin Prishtinën me Shqipërinë, Shkupin, Pejën, Mitrovicën dhe së fundi me Gjilanin.
Hiç më pak se 1 miliard euro të tjera pritet të shpenzohen për përfundimin e punëve në autostrada ekzistuese, por edhe nisjen në ndërtimin e autostradës së re prej 91 kilometrash, që do ta lidhë Istogun me Prizrenin, shkruan “Zëri”.
Ende pa përfunduar në tërësi punimet në ndërtimin e autostradës Prishtinë- Shkup, Qeveria e Kosovës tashmë ka nisur ndërtimin e autostradës së re, që lidh Prishtinën me Gjilanin, përcjell albinfo.ch.
Po ashtu gjatë kësaj periudhe kohore Qeveria ka iniciuar edhe hartimin e projektit për ndërtimin e autostradës së fundit, asaj që do ta lidhë Istogun e Prizrenin, e cila pritet ta ketë koston më të lartë se të të gjitha autostradave të tjera për shkak të gjatësisë, por edhe numrit të madhe të pronave që pritet të shpronësohen për realizimin e saj.
Duke u bazuar në të dhëna të Ministrisë së Infrastrukturës, vetëm për realizimin e autostradës që lidh Prishtinën me pikën kufitare më Morinën janë shpenzuar rreth 1 miliard euro.
Po ashtu më shumë se 600 milionë euro do të shpenzohen për ndërtimin e autostradës Prishtinë – Shkup.
Qindra miliona euro para të buxhetit të shtetit, të donatoreve, por edhe të borxheve janë shpenzuar deri më tash për ndërtimin e dy autostradave, që punimet kanë nisur kohë më parë, asaj Prishtinë – Pejë, si dhe autostradës Prishtinë – Mitrovicë.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë












