CH-Ballkani
Tregtarët protestojnë kundër taksës në Rrugën e Kombit
Në pankarta shkruhet thënia e Faik Konicës “Ruaje Zot Shqipërinë nga Shqiptarët”, dhe "ne po vendosim kufi, nuk po e heqim atë"
Tregtarët e Kosovës dhe Shqipërisë kanë protestuar në pikë-kalimin kufitar në Morinë kundër pagesës për të qarkulluar në rrugën e Kombit, që do të nisë të aplikohet nga 15 prilli.
Protestës i janë bashkuar dhjetëra tregtarë të cilët në shenjë proteste parkuan kamionët në të dy anët e doganës, duke krijuar një varg prej disa kilometrash, përcjell albinfo.ch.
Në protestë morën pjesë importues të kripës, hekurit e prodhimeve të tjera shqiptare.
Ata mbanin në duar pankarta, kundër taksës së Rrugës së Kombit dhe të tjera ku ironizonin vendimet e dy qeverive për forcimin e bashkëpunimit ekonomik.
Në pankarta shkruhet thënia e Faik Konicës “Ruaje Zot Shqipërinë nga Shqiptarët”, dhe “ne po vendosim kufi, nuk po e heqim atë”. Tregtarët thanë se do kthehen bosh në vendet e punës, duke bojkotuar ngarkesat me mallra në Shqipëri. Ata kanë paralajmëruar ndërprerjen e shkëmbimeve tregtare me Shqipërinë për shkak të taksës në “Rrugën e Kombit”.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë













