Lajme

Tregtia e armëve po lulëzon në Zvicër

Kompanitë zvicerane eksportojnë rreth 273 milionë dollarë të materialeve të luftës në gjysmën e parë të vitit 2019. Kjo krahasohet me 205 milionë dollarë për të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, raportojnë mediat zvicerane.

Automjetet e blinduara dhe automjetet tjera përbënin pjesën më të madhe të eksporteve në gjysmën e parë të vitit, duke fituar 116 milionë franga, sipas shifrave të publikuara nga Sekretariati Shtetëror për Çështjet Ekonomike (SECO), përcjell albinfo.ch.

Municionet tjera janë për armë personale dhe pistoleta të të gjitha kalibrave (75.7 milionë franga) dhe avionëve, si dhe mjeteve ajrore pa pilot (24.6 milionë franga).

Në listën e eksporteve ka 57 shtete. Shifrat bazohen në informacionin e ofruar nga eksportuesit në deklaratat e tyre të eksportit.