Shkurt.ch
Tregu “hallall” lulëzon edhe në kompanitë zvicerane
Kompanitë zvicerane dhe evropiane, aktive në industrinë e ushqimit, farmaceutike dhe kozmetike duhet të ndryshojnë disa përbërës themelorë dhe mënyrën se si ata prodhojnë në qoftë se kanë në plan të investojnë në vende ku ka shumë myslimanë. Ata mund të llogarisin në shërbimet e ofruara nga kompanitë e reja zvicerane të specializuara në ofrimin e certifikatës “hallall”.
Disa kompani të mëdha zvicerane tashmë veprojnë në këtë treg, si Merck, Nespresso, Givaudan, Emmi, Firmenich, Stella, DSM dhe Lindt. Dhjetëra kompani janë të specializuar në prodhimin e komponenteve të certifikuar me bazë hallall, të tilla si shijet, sheqeri ose kripa.
Në vitin 2013 vlera e tregut hallall ndërkombëtar ka arritur në 710 miliardë franga zvicerane në fushën e ushqimit dhe 130 miliardë franga në fushën e farmaceutikës dhe ilaçeve. Për më tepër, Nestlé beson se mundësitë e krijuara nga tregu hallall në mbarë botën janë për më shumë se 2.500 miliardë franga.
Dhe në këtë treg pritet të rritet me 20 deri 25% deri në fund të dekadës, vetëm në Evropë. Aktualisht, 85 nga 456 fabrika të Nestlé-së në mbarë botën janë të licencuara me produkte hallall me vlerë prej 5.3 miliardë frangash. Gjë që përfaqëson 5% të shitjeve totale të gjeneruara nga udhëheqësit botërorë në industrinë ushqimore. Harta e mëposhtme jep një ide të qartë të madhësisë së tregut për produktet hallall si dhe për vlerën e tyre financiare në botë (2012).
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF Pierin Vincenz, ish-drejtori ekzekutiv i grupit bankar zviceran Raiffeisen, duhet të paguajë një gjobë prej gati... -
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira













