Gjuha

Tryezë me temën: “Si ta ndihmojmë shkollën shqipe”

Në këtë tryezë janë ftuar përfaqësuesit e Ministrisë së Arsimit të R. së Shqipërisë dhe të R. së Kosovës

Ruajtja e gjuhës shqipe përbënë në mënyrë absolute një nga vlerat më të rëndësishme që ne gëzojmë si komb.

Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri” në kantonin e Argaut, organizon tryezën kushtuar shkollës shqipe me temën “Si ta ndihmojmë shkollën shqipe”.

Tryeza do të organizohet më 21 Qershor 2019, në ora 19:30 në këtë adresë:

Haufländlistrasse 12, 8957 Spreitenbach.

Në këtë tryezë janë ftuar përfaqësuesit e Ministrisë së Arsimit të R. së Shqipërisë dhe të R. së Kosovës.

Pjesëmarrjen e kanë konfirmuar deri më tani personalitete të larta shkencore nga trojet shqiptare, gazetarë të medieve, si dhe i tërë debati do të përcillet nga ekipi i RTK-së.

Në emër të këshillit organizues, Riza Demaj

 Info rreth ngjarjes

  • Data e fillimit21 Qershor 2019
  • Ora19:30
  • LokacioniSpreitenbach
  • Data e përfundimit11 Qershor 2019 - 0:00