E-Diaspora

Tubim përkujtimor në përvjetorin e vdekjes së humanistes Fatime Mahmuti

Shoqata Humanitare "Së bashku" mban tubim përkujtimor në Kishën Bethlehem në Eymattstrasse 2b në Bernë, ë 12.09.2020 në ora 17:00

Shqiptarët në Bernë dhe rrethinë vitin e kaluar e humbën njërën nga humanistet më të devotshme, Fatime Mahmutin, e cila për rreth 33 vitet e kaluara ishte pandalur në shërbim të njerëzve me nevoja të veçanta shëndetësore. Ajo, përmes këshillave dhe mirësjelljes së saj arriti të përfitojë zemrat dhe respektin e veçantë jo vetëm tek komuniteti shqiptar.

Për nder të Fatimes, Shoqata Humanitare “Së bashku” mban tubim përkujtimor në Kishën Bethlehem në Eymattstrasse 2b në Bernë, me datën 12.09.2020 në ora 17:00.

Përveç bufesë me ushqime tradicionale kosovare, do të keni mundësinë të informoheni për projektin aktual “Së bashku” për njerëzit e hendikepuar në Mitrovicë.

Prezenca dhe përkrahja juaj do të na japë fuqi në përballimin e mungesës së Fatimes dhe buzëqeshjes së saj të përhershme me ndihmën e pakursyer në shërbim të njerëzimit.