Lajme
Tunelet ushtarake, jepen me qira për kultivimin e kërpudhave
Bëhet fjalë për pesë tunele me një sipërfaqe prej afër 1500 metrash katrorë që gjenden në veri të Tiranës
Ushtria e Shqipërisë ka dalë me një ide të pazakonshme për të nxjerrë fitime nga objektet që ka në posedim. Kështu, një sistem i vjetër tunelesh në afërsi të Tiranës, i ndërtuar në kohë të komnizmit, do të jepet me qira për kultivuesit e kërpudhave.
Këtë njoftim e ka dhënë të martën vetë Ministria e Zhvillimit Ekonomik e Shqipërisë, shkruan n-tv.de. Bëhet fjalë për pesë tunele me një siërfaqe prej afër 1500 metrash katrorë që gjendet në veri të Tiranës.
Konkursi për dhënien e qira do të jetë i hapur nga 18 janari ndërsa çmimi fillestar për qiranë në një periudhë prej mbi 20 vitesh do të jetë rreth 350 euro në muaj, transmeton albinfo.ch.
Ndërkohë, një numër tunelesh në të ardhmen do të mund të përdoren edhe për qëllime turistike. Sistemet e tuneleve dhe bunkerët janë ndërtuar në kohën e diktaturës në kuadrin e doktrinës së mbrojtjes së vendit nga sulmet e jashtme.
Ndërkohë, prej disa vitesh Shqipëria është anëtare e NATO-s, sqarojnë mediet gjermane që e kanë botuar këtë njoftim.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF Pierin Vincenz, ish-drejtori ekzekutiv i grupit bankar zviceran Raiffeisen, duhet të paguajë një gjobë prej gati... -
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira













