Kalendari

Turnir humanitar në futboll, në Petit-Lancy Gjenevë

Shoqata CréAction Genève organizon turnir humanitar të futbollit më 12 janar 2020, nga ora 8 deri në 18. 

Ju mirëpresim në sallën «Omnisport» në adresën «Avenue Louis-Bertrand”, 1213 Petit-Lancy.

Mjetet e tubura do të përdoren për financimin e projekteve të ndryshme rreth edukimit, shëndetësisë në Kosovë. Përveç kësaj, do të transportojmë material shkollor dhe mjekësor si dhe veshmbathje për dimër.

Nuk do të mungojnë edhe surpriza të tjera në kuadër të këtij turniri, sikur bluzat e futbollit të disa futbollistëve të njohur në Gjenevë dhe Zvicër.

Grupi  i valleve «Gëzuar» do të performojë me rastin i këtij aktiviteti sportiv.