Kosova
Turqit e arrestuar i pret tortura dhe burgimi i përjetshëm
“Për këta persona nuk do të kemi asnjë lloj mëshirë ka thënë Erdogani. ‘Nuk do t’u japim asnjë pikë uji’, ka deklaruar ai. Këta persona që shkojnë atje do t’i nënshtrohet torturës”, ka thënë Muzhaqi
Bujar Muzhaqi, drejtori i Rrjetit të Shkollave Gyleniste, ka thënë në “Info Magazine” të Klan Kosovës se turqit që janë arrestuar në Kosovë dhe po besohet se janë dëbuar në Turqi, atje i pret tortura dhe burgimi i përjetshëm.
“Për këta persona nuk do të kemi asnjë lloj mëshirë ka thënë Erdogani. ‘Nuk do t’u japim asnjë pikë uji’, ka deklaruar ai. Këta persona që shkojnë atje do t’i nënshtrohet torturës”, ka thënë Muzhaqi, përcjell albinfo.ch.
Ai ka shtuar se ata “i pret burgim i përjetshëm”. “Ose do detyrohet të pranojnë gjëra në shërbim të Erdoganit, përndryshe do të dënohen me dënime maksimale”.
Ai ka folur edhe për institucionet e Kosovës, ka deklaruar se s’kanë besim fare në policinë e Kosovës e as institucionet tjera.
“Ato ishin veprime banditeske dhe rrugaçe. Arrestimi, rrëmbimi, është bërë në mënyrë shumë të shpejtë”.
Disa media në Turqi shkruajnë se tashmë ata janë dëbuar në Turqi, por Muzhaqi është i bindur se gjashtë të arrestuarit ende janë në Kosovë.
“Ata tashmë janë ekstraduar, sipas mediave turke që janë pro Erdoganit në Turqi. Por, ne jemi të sigurt se këta persona ende janë në Kosovë, prandaj bëjmë thirrje që të zbulohet ku janë këta persona”.
“Për mua është qesharake të mendosh se këta njerëz të cilësohen si terroristë. Këta persona vazhdimisht kanë qenë në Shqipëri ose Kosovë dhe s’u ka këmba në Turqi”.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë














