Lajme
Udhëtimi me tren: Zvicra, e para në Evropë
Njerëzit në Zvicër udhëtojnë me tren më shpesh sesa banorët e vendeve të tjera evropiane
Një raport nga Eurostat, Zyra e Statistikave të Evropës, tregon se banorët zviceranë udhëtuan me tren mesatarisht 71 herë më 2018, apo rreth 2.400 kilometra.
Kjo do të thotë se zviceranët janë udhëtarët më të shpeshtë hekurudhorë për banor në Evropë, duke tejkaluar Austrinë – të renditur në vendin e dytë – me afro 1.000 kilometra, shkruan The Local.
Banorët e fqinjëve të tjerë të Zvicrës, Franca dhe Gjermania, mbuluan përkatësisht 1,393 dhe 1,182 kilometra, përcjell albinfo.ch.Zvicra ka 5.200 kilometra linja kryesore hekurudhore dhe 1.000 km hekurudha malore.
Megjithë problemet e fundit me trenat me vonesë dhe të anuluar, Zvicra ka një sistem hekurudhor kryesisht efikas.Këtë muaj, ajo ka shtuar shërbime të reja në rrugët e saj ndërkombëtare për në Francë, Gjermani dhe Itali.
Udhëtimi me tren është i njohur në vendin alpin, edhe pse biletat janë ndër më të shtrenjtat në Evropë, përcjell tutje albinfo.ch.
Dhe ka një fakt interesant të shoqëruar me udhëtimin hekurudhor zviceran: me rreth 2,050 trena që kalojnë çdo ditë, derisa Cyrih-Altstetten është linja më e ngarkuar hekurudhore në botë, sipas shifrave zyrtare.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Rama nxit mërgimtarët të kthehen në Shqipëri për të investuar Kryeministri Edi Rama ka nxitur emigrantët që të kthehen në Shqipëri dhe të investojnë në vendin...
-
Mundësi për diasporën që të kontribuojë në vendlindje
-
Belgjikë: Arrestohen 13 shqiptarë
-
Rama apel diasporës: S’do ta keni të vështirë për kë do të votoni
-
Berisha: Po bëjmë gjithçka që procesi i votimit nga diaspora të jetë transparent
Jeta në Zvicër
-
Cilat kantone në Zvicër natyralizojnë më shumë banorë të huaj? Shifrat e fundit mbi numrin e njerëzve që fitojnë nënshtetësinë zvicerane kanë zbuluar kantonet zvicerane që...
-
Alpet Zvicerane, një thesar i ri për zhvilluesit e pasurive të paluajtshme
-
Fqinjët e Zvicrës “nuk janë model” në politikën fiskale, thotë ministrja e financave
-
Bazel: Eurovisoni po kërkon 700 vullnetarë
-
Mundësi për diasporën që të kontribuojë në vendlindje