Sport
UEFA dënon Skënderbeun me 10 vjet mospjesëmarrje në Evropë
Merr fund në mënyrën më të keqe historia e suksesit të Skënderbeut në Shqipëri dhe në Evropë gjatë dekadës së fundit me klubin bardhekuq që duhet të vuajë tashmë pasojat për përfshirjen në fiksimin e rezultateve të disa sfidave
UEFA ka përdorur dorën e hekurt ndaj Skënderbeut duke marrë vendimin më të rëndë në historinë e saj ndaj një klubi futbolli.
Ajo që i trembeshin të gjithë në Korçë dhe në Shqipëri tashmë është bërë realitet pasi qeveria e futbollit evropian ka pranuar kërkesën e dy inspektorëve të saj pranë komisionit të Disiplinës dhe Etikës në UEFA, duke përjashtuar me 10 vite nga garat evropiane klubin bardhekuq dhe duke e dënuar me 1 milion euro gjobë Skënderbeun, përcjell albinfo.ch.
Dënimi është dhënë në datën 21 mars, por vetëm sot ka dalë në dritë dokumenti i plotë i UEFA-s që fundos klubin korçar.
Merr fund në mënyrën më të keqe historia e suksesit të Skënderbeut në Shqipëri dhe në Evropë gjatë dekadës së fundit me klubin bardhekuq që duhet të vuajë tashmë pasojat për përfshirjen në fiksimin e rezultateve të disa sfidave.
Skënderbeu ka një afat prej 60 ditësh për ta kundërshtuar dënimin e UEFA-s që e shkatërron si skuadër me klubin korçar që pritet ta ankimojë çështjen në KAS-in e Lozanës me shpresën se do t’i ulet dënimi.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë











