Shkurt.ch
UNHCR kërkon mbrojtje për refugjatët e deportuar
Agjencia për Refugjatët ka bërë thirrje për vendosjen e masave mbrojtëse për refugjatët dhe migrantët të deportuar nga Greqia në Turqi, e cila është pjesë e marrëveshjes mes Bashkimit Evropian dhe Turqisë.
UNHCR thotë se duhet marrë masa për të siguruar që të drejtat e njeriut dhe të të gjithë atyre që janë kthyer të jenë të mbrojtura.
Agjencia për Refugjatë ka raportuar se shumë nga masat mbrojtëse që janë të nevojshme mungojnë. Ky shqetësim është i mbështetur në një raport të fundit nga Amnesty International, i cili pretendon se me forcë janë kthyer mijëra refugjatë nga Turqia.
Agjencia thotë se nuk është kundër kthimit për njerëzit që kanë aplikuar për azil. Megjithatë, ata shtojnë se të drejtat njerëzore të këtyre njerëzve duhet të respektohen.
Agjencia njoftoi se 51.000 refugjatë dhe emigrantë ndodhen në Greqi. Objektet janë të mbipopulluara, johigjienike dhe ka nevojë për përmirësim urgjent.
Zëdhënësja e UNHCR-së, Melissa Fleming, vëren se në ishullin Lesbos rreth 2.300 refugjatë dhe emigrantë janë vendosur në një qendër, e cila ka kapacitet për 2.000 njerëz.
Fleming tha UNHCR kërkon nga autoritetet turke të hapen për njerëzit e kthyer nga Greqia dhe të jenë në gjendje për të monitoruar trajtimin e tyre dhe për të mbrojtur të gjithë nga dëbimi me forcë në shtëpitë e tyre, ku jeta e tyre mund të jetë në rrezik.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF Pierin Vincenz, ish-drejtori ekzekutiv i grupit bankar zviceran Raiffeisen, duhet të paguajë një gjobë prej gati... -
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira













