Sport

‘Uragani’ shqiptar, kampion i botës

Meçi është zhvilluar në Kriens-Luzern, ku boksieri shqiptar ka pasur përkrahjen edhe të shqiptarëve

Boksieri shqiptar, Tefik Bajrami, i njohur ndryshe edhe si ‘Uragani’ shqiptar ka fituar duelin ndaj argjentinasit, Diego Javier Sanabria, shkruan albinfo.ch.

Ky meç ishte i vlefshëm për titullin e botës në versionin WBU (World Boxing Union).

Meçi është zhvilluar në Kriens-Luzern, ku boksieri shqiptar ka pasur përkrahjen edhe të shqiptarëve. Ai ka qenë më i mirë se kundërshtari, i cili në fund është dashur të pajtohet me humbjen.

Për Bajramin, ky ishte një duel me rëndësi në karrierën e tij, duke dëshmuar se ende është në formë dhe i gatshëm për betejat e radhës.

https://web.facebook.com/tefik.bajrami/videos/10207902345028924/


 Biografi e shkurtë:

  • Emri e mbiemriTefik Bajrami
  • Prejardhja:Kosovë
  • Vendi ku vepron:Luzern - Zvicër
  • Profesioni:Boksier