Kosova
Urimi i Majlinda Kelmendit për Pavarësi
Krenaria e Kosovës, Majlinda Kelmendi, ka uruar të gjithë shqiptarët për ditën e pavarësisë, ndërsa ka thënë se këta 10 vjet kanë qenë shumë të suksesshëm për të.
Majlinda Kelmendi thekson se medalja olimpike është rezultati që ka motivuar më së shumti popullin shqiptar, i cili e sheh atë si heroinë të Kosovës, përcjell albinfo.ch.
“Urime 10 vjetori i Pavarësisë së Kosovës të gjithë shqiptarëve kudo që janë. Këta 10 vjet në përgjithësi për mua kanë qenë shumë të suksesshëm, duke marrë parasysh se u shpalla kampione evropiane, botërore dhe kampione olimpike.
Realisht, nuk e di nëse ka diçka tjetër që i ka motivuar shqiptarët më shumë sesa medalja olimpike. Kështu që, unë jam shumë e nderuar dhe e privilegjuar që populli im më sheh si heroinë e këtij vendi. Edhe njëherë, shumë urime”, ka thënë Kelmendi me anë të një video mesazhi.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?













